Nis vettingu edhe për prokurorët, Besa Nikëhasani para KPK me 17 prill

Pas tre gjyqtarëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvendoset në radhët e prokurorëve. Konkretisht, KPK-ja do të kalojë në “sitën” e rivlerësimit prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.

Seanca e KPK-së për Nikëhasanin do të zhvillohet më datë 17 prill 2018, ndërkohë që në 13 prill pritet vendimi për gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva.

Më herët KPK vendosi të largojë nga sistemi, gjyqtarin Fatos Lulo dhe të konfirmojë vijim në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë KPK ka vendosur të ndërpresë vettingun për prokurorin e Beratit, Ermir Beta, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga sistemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?