Nis viti i ri akademik, Bushati: Investoni në dije për veten
Sot nis viti i ri akademik për të gjitha universitet, e në këtë ditë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka zgjedhur që të bëj një urim për të gjithë studentët.
“Suksese të gjithë studentëve në mbarë vendin për vitin e ri akademik! Rruga që keni nisur sot nuk është një rrugë me petale e as me gjemba, po një rrugë që duhet të bazohet fort te dija dhe te puna. Investoni në dije për veten, familjen dhe atdheun tonë të përbashkët.
Ju jeni oponentët e vërtetë të punës sonë dhe testi final i reformave të ndërmarra, arritjeve dhe dështimeve tona. Ju jeni në fakt përfituesit më të mëdhenj të procesit të integrimit europian, por njëkohësisht edhe humbësit më të mëdhenj nga sherrnajat politike të brendshme.
Prandaj, përfshirja juaj aktive në jetën publike është investimi më i sigurtë i të ardhmes sonë europiane.
#Youth4EU #Albania4EU”, shkruan Ditmir Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

