Nisen forca të tjera policore në Rrugën e Kombit
Rruga e Kombit vazhdon të jetë nën ”pushtetin” e qytetarëve dhe në një situatë kaotike. Protestusit nuk janë larguar ende, ndërsa radhët e automjeteve janë të gjata.
Mësohet se grupe të tjera policore, kryesisht nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër e Lezhë janë nisur në ndihmë të kolegëve të tyre në Kukës.
Pritet që të ketë arrastime gjatë orëve të pasdites për shumë prej protestuesve që goditën punonjësit e policisë dhe shkatërruan kabinat e koncensionarit që mbledh taksën për Rrugën e Kombit.
Kjo situatë ka bërë që kyeministri Edi Rama të ndërprerë axhendën e takimeve në Vlorë, duke u kthyer në kryeqytet, por nuk dihet nëse do të shkojë në Kukës.
KOHA JONË SONDAZH

