Niset drejt Infektivit një 45-vjeçar! Mbërriti dje nga Kakavija, thotë se u infektua në burgun e Greqisë
Një 45-vjeçar nga Bulqiza që mbërriti dje natën nga Kakavija është nisur me autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.
Sipas repartit epidemiologjik në Gjirokastër, 45-vjeçari L.M i kishte të gjitha simptomat e Covid-19. Ai deklaroi për policinë se kishte qenë në burg në Greqi dhe se ishte infektuar nga shoku i qelisë, thënie që pritet të konfirmohen zyrtarisht.
Autoambulanca që e shoqeroi është dizinfektuar ndërsa priten përgjigjet zyrtare për testin e kryer.