Niset drejt Traumës në Tiranë, i plagosuri i atentatit
Aktualitet E Premte, 13 Dhjetor 2019 21:37
Është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, i plagosuri 23-vjeçar, Ardit Uruçi. Burime nga mjekët e Elbasanit konfirmojnë se i riu është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë është nisur drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar. Ai ka një goditje në kokë si pasojë e një plumbi rikoshet. Ndërkohë që ka edhe disa plumba të tjerë në këmbë. Në këtë atentat mbeti i vrarë, miku i tij me të cilin udhëtonte në makinë, Andi Zylyfi.
KOHA JONË SONDAZH

