Niset me kanabis për Greqi, por e “tradhton” policia shqiptare
Një i ri shqiptar është prangosur nga policia greke, pasi kishte kaluar kufirin me një sasi të konsiderueshme droge.
Arrestimi i 19-vjeçarit shqiptar është bërë në Thesproti, pasi policia shqiptare kishte njoftuar atë greke për lëvizjet e të riut, shkruan SYRI.net.
Pas marrjes së informacioneve, policia greke do të ndalonte shqiptarin, e më pas do të nënshtronte një kontroll në makinë e tij.
Në paretet anësore të dyerve, policia greke ka gjetur 26 pako me kanabis sativa të marrë në Shqipëri.
Në total e gjithë pesha e drogës shkonte në 17 kilogramë.
Pas kësaj, i riu është prangosur nga policia greke, për trafik ndërkombëtar droge.
KOHA JONË SONDAZH

