Niset me urgjencë në Itali neurologu i QSUT pas infektimit me koronavirus

Drini Dobi, mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është nisur për në Itali pas infektimit me koronavirus.

Ai u prek me COVID-19 më 22 nëntor dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Për këtë arsye mësohet se ai është dërguar me Urgjencë në Itali për kurim të specializuar.

Kanë qenë të afërmit e tij dhe familjarët që kanë mbledhur para që kanë bërë të mundur dërgimin e tij në Itali.

SHKARKO APP