Nishani: Basha dështoi në projektin e tij për të rrëzuar Ramën nga pushteti, duhet model i ri
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, vetëm një ditë pasi kërkoi dorëheqjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha, duke e akuzuar për humbjen në zgjedhje, ka dhënë edhe shpjegimet e tij në Çim Peka Live, se përse e kërkoi një gjë të tillë, në këtë moment.
“Bëtë shumë pyetje ku secila çështje kërkon një përgjigje. Nëse e përmbledh në makro qëndrimin politik, ajo që dua që të them si konkluzion, është që konceptin tim politik, në modelin tim politik, kur je pjesë e një familje politike, pranon me bindje ato parime që ka ajo forcë politike, që do të thotë të angazhohesh me forca maksimale që projekti politik të realizohet me sukses.
Dhe Partia Demokratike me Z. Basha në krye të saj kishte një projekt poltik që ishte në tërësi projekti poltik kryesor dhe gjithë familja politike e mbështet në këtë projekt poltik, duke bërë padyshim plotësimet e saj. Por projekti poltik është i tillë dhe kur pranon dhe punon deri në momentin e fundi për të mundësuar këtë projekt.
Unë kam qenë mbështetës kryesor i Z. Basha dhe kam pasur besimin e plotë që do të ofrojë kapacitetet e tija që projekti politik që ai i serviri PD-së për të marrë besimin e Partisë Demorkatike do të kishte sukses. Dhe në këtë projekt politik gjithsecili ka një rol të caktuar.
Unë i afrova me gjithë dëshirën time që ky projekt poltik të funksiononte sipas vlerave që unë besova. Vjen një moment që një projekt poltik duhet të konkludojë. Dhe këto janë zgjedhjet.
Në çdo vend normal demokratik dhe evropian dhe PD ka lindur dhe është rritur, moton e saj kryesore ta bëjmë Shqipërinë si Evropa.
Dhe përsëri flasim për një model evropian, dhe deri sa ne i premtojmë shqiptarëve që do ti drejtojmë drejt modelit evripian, kjo duhet të ndodhë brenda modelit të PD.
Kur ky projket është i sukseshëm, drejtuesit të këtij projekti i jepet mundësia ta paraqesë në qeverisje.
Po ashtu kultura, modeli europian, nëse ky model dështon, atëherë përgjegjësi kryesor është lideri për këtë dështim merr përsipër pergjegjësinë dhe thotë faleminderit shumë besimi që më dhatë për të marrë përsipër të udhëheq këtë model dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arrita të realizoj me sukses këtë projekt poltik dhe tërhiqet dhe i hap rrugën një projekti të ri polrik, dhe bëhesh pjesë e atij projekti.
Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë dhe në kapje të institucioneve. Edi Rama nuk u shfaq sot në vitin 2021 si i tillë. Edi Rama është model i pandryshueshëm. Edi Rama ka që në vitin 2015 që është evidentuar haptas. Dhe që kur mori pushtetin ka bërë të njëjtën gjë në zgjedhje”, deklaroi Nishani.
Në Çim Peka Live, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, lidhur mbi arsyet përse ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga kryetar partie, tha ndër të tjera, se Basha është përgjegjësi kryesor për dështimin e projektit për të kthyer opozitën në pushtet.
“Rama nuk ndryshon. Unë nuk po them që e keqja e këtij vendi është Lulzim Basha, por është Edi Rama. Lulzim Basha është përfaqësuesi i një projekti që sot është i pamundur për të rrëzuar Ramën, i pazoti me këtë model që përfaqëson. Pra duhet një model i ri për ta mundur Edi Ramën. Po nesë do çohen në kutitë e votimit 56 përqind e shqoptarëve do ta mundim çdo bandë të Ramës. Ky është dështimi. Dhe ky projekt i Bashës që ka 8 vite që e paraqet, edhe 20 vite të jetë, nuk do i realizojë dot ëndërrat e shqiptarëve”, deklaroi Bujar Nishani.