Nishani dekreton transferimin e 8 prokurorëve

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar transferimin e 8 prokurorëve në Prokuroritë e disa rretheve kryesore në vend.

Pas propozimit të Këshillit të Prokurorisë dhe miratimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, Kreu i Shtetit ka bërë dekretimin e 8 emrave që do të jenë në institucionet e akuzës të Vlorës, Pogradecit, Shkodrës, Krujës dhe Tiranës.

Kështu, Nishani dekreton transferimin e prokurorit Elion Mustafaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Po ashtu, ai ka dekretuar transferimin e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Mësohet se Presidenti dekreton transferimin e prokurorit Shkëlqim Hajdari në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe transferimin e prokurorit Petrit Çano në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit ka dekretuar transferimin e prokurorit Florian Bonjaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë dhe prokurorit Granit Shahu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Presidenti ka dekretuar sot edhe transferimin e prokurorit Kudusi Shahu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Anton Martinin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. 

 

SHKARKO APP