Nishani i dorëzon flamurin ekipit shqiptar për Lojërat Evropiane “BAKU 2015″

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar delegacionit shqiptar që përfaqëson vendin tonë në Lojërat Evropiane “BAKU 2015″, të cilat do të zhvillohen  në Baku, në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Kreu i Shtetit shqiptar para se t’i dorëzonteFlamurin Kombëtar atletes Luiza Gega, duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi: “Përfitoj nga ky rast i mrekullueshëm që të shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin maksimal për gjithë angazhimin, punën dhe përkushtimin që keni pasur gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe për gatishmërinë që keni treguar për të përfaqësuar vendin tonë në këto Lojëra Evropiane, të cilat kanë mbi vete shumë dimensione. Ato kanë padyshimsë pari dimensionin sportiv, kulturor, por kanë edhe dimensione të tilla që lidhen qoftë me prezantimin e emrit të shtetit, dinjitetit të shtetit, të kulturës së vendit dhe kombit tonë, por edhe të talenteve, të cilat për fat të mirë i kemi pasur gjithmonë të shumtë dhe i kemi ende midis nesh”.

Duke shtuar se në këtë ceremoni, një vlerësim të veçantë ua jep Komitetit Olimpik Shqiptar, të gjithë anëtarëve dhe njerëzve të përkushtuar në këtë organizëm,  të cilët me pasionin dhe me dëshirën e madhe që kanë jo vetëm kanë kontribuar, jo vetëm kanë kaluar vështirësi të shumta dhe të pamerituara, por e mbajnë gjallë olimpizmin shqiptar dhe mundësinë që talentet e sportit shqiptar të kenë një derë të hapur si dhe një mundësi në mënyrë të tillë që jo vetëm të prezantojnë këtë talentet që mbartin, por edhe ta vënë në shërbim, ta vënë në shërbim të sportit e të kulturës sonë si dhe në shërbim edhe të trashëgimisë.

SHKARKO APP