Nishani: Kryeministri nuk mund të jetë edhe Ministër

Nga Bujar Nishani

Një Kryeministër provokator ndaj Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës apo rruga e gjetur për t’u larguar?

Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që Ministri të ushtrojë dhe funksione të tjera shtetërore. Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neni 103
Pika 2. “Ministri nuk mund te? ushtroje? asnje? veprimtari tjete?r shtete?rore dhe as …………..”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo çështje u sqarua publikisht dhe institucionalisht në rastin e dekretimit të Lleshajt. Ai nuk u dekretua sa kohë ushtronte “de jure”, funksione në Forcat e Armatosura. Pasi u lirua nga ato funksione u bë dekretimi i tij si ministër. Edi Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm. Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.

Presidenti mund të dekretoj Ministër vetëm një person i cili nuk ka “veprimtari” tjetër shtetërore. Këtë e thotë të zezë mbi të bardhë, Kushtetuta e Shqipërisë. Ndoshta kjo është rruga që ka gjetur vetë Edi Rama për t’u larguar ?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?