Nishani mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas 10 muajsh, shkak terrorizmi

 

Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas sulmeve terroriste të Parisit. Sipas një njoftimi të Presidencës, mbledhja mbahet në orën 19.00. Ky organ ka plot 10 muaj pa u mbledhur.
Mbledhja e fundit e cila ka pasur në fokus çështjen e terrorizmit është mbajtur më 17 janar. Në këtë mbledhje u vu theksi në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë. Ndërsa kryeministri Rama premtoi në atë kohë Qendrën Kombëtare të Sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?