Nishani: Mesazh urimi për Mbretëreshën Elizabeth II, në 64 vjetorin e mbretërimit

 

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, i dërgon mezazh urimi Mbretëreshës Elizabeth II në ditën e kremtimit të 64- vjetorit të mbretërimit të saj.

“Kremtimi i jubileut që shënon mbretërimin Tuaj gati 64-vjeçar si monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, më jep kënaqësinë e pamasë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta dhe miqësore për Ju personalisht si dhe Familjen Mbretërore britanike!”, shkruan Nishani.

Po ashtu, Nishani ne vijim te mesazhit te tij shprehet se “Përfitoj nga rasti që, në këtë ditë kaq të veçantë për Ju si dhe historike për Monarkinë britanike, të shpreh bindjen e palëkundur se në saje të vullnetit të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të njohin zhvillime të tjera pozitive, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”.

“Me urimet më të mira për shëndet të mbarë dhe sa më shumë jetëgjatësi, Ju lutem pranoni Madhëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, përfundon Presidenti Nishani mesazhin e tij.

SHKARKO APP