Nishani në Nju Jork: Shqipëria reagim të duhur ndaj rekrutimit të luftëtarëve të huaj

Gjatë ditës së katërt të qëndrimit në New York presidenti Bujar Nishani ka mbajtur një ligjëratë në “Manhattan College”.Kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se Shqipëria ka pasur reagimin e duhur në lidhje me rekrutimin e luftëtarëve të huaj nga ISIS.Ndër të tjera presidenti Nishani ka nxjerr edhe njëher në pah harmoninë fetare që ekziston në vendin tonë si një vlerë shumë e rëndësishme.

Shqipëria është prekur nga rekrutimi i luftëtarëve të huaj që I janë bashkuar organizatave terroriste por institucionet kanë reaguar në mënyrën e duhur.Duke mbajtur një ligjërim në “Manhattan College”, në Nju Jork presidenti Bujar Nishani theksoi se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që që iu bashkua aleancës ndërkombëtare në luftën kundër ISIS.

"Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që iu bashkua aleancës ndërkombëtare në luftën kundër ISIS duke ndihmuar me format dhe metodat që aleatët i kërkuan dhe që ishin të mundshme nga ana jonë. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një aleate aktive në këtë aleancë, por jo vetëm kaq.Shqipëria është e prekur nga fenomeni i të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj”, të cilët u janë bashkuar grupeve dhe organizatave terroriste në Siri dhe Irak. Dëshiroj t’ju informoj dhe garantoj se ka pasur një reagim adekuat të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë duke hetuar, goditur dhe penalizuar më së pari burimet e rekrutimit të këtyre individëve duke identifikuar dhe analizuar arsyet që motivojnë dhe nxisin individë të bëhen pjesë në akte dhe veprimtari terroriste. Deri tani kemi pasur sukses në këtë drejtim dhe jam i bindur që edhe në të ardhmen do të kemi sukses", tha ai.

Ndërkohë gjatë fjalës së mbajtur për tolerancën fetare dhe për hebrenjtë presidenti nuk la pa përmendur faktin se vendi ynë shquhet për bashkëjetesën fetare ndër vite.

"Në shekullin XXI, vendi im vazhdon t’i ofrojë botës mbarë të njëjtin model si një shtet ku gjallojnë gjashtë besime zyrtare fetare si dhe ku mbizotëron toleranca, harmonia dhe bashkëjetesa fetare një diamant i ndritur në kurorën e mahnitshme që mban mbi krye Shqipëria. Ne, shqiptarët jemi dhe duhet te jemi ngaherë e me plotë të drejtë krenarë për faktin se jetojmë në një shoqëri shumëfetare, ku anëtarët e të gjitha besimeve bashkëjetojnë për shekuj në paqe dhe harmoni të plotë. Vargu domethënës i Vaso Pashë Shkodranit, njërit prej ideologëve dhe poetëve më të famshëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, “feja e shqiptarit është shqiptaria”, u bë moto e luftës së popullit shqiptar për liri dhe rizgjim kombëtar", shtoi Nishani..

 

SHKARKO APP