Nishani: Reforma në drejtësi, duhet bashkëpunuar dhe me fqinjët

Përfaqësues nga 14 shtete, pjesë e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave për Gjyqësorin janë mbledhur sot në Tiranë për të diskutuar rreth shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave në fushën e gyqësorit.

I pranishëm në takim, Presidenti i Repubikës Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi rëndësinë e një aktiviteti të tillë ne shkembimin e pervojave dhe ideve në fushën e reformimit të sistemit gjyqësor.

Ai theksoi se reforma në drejtësi është sfida me të cilën përballet vendi yne në kuadër të reformave integruese në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave për Gjyqësorin, mbledh përfaqësues të organizatave gjyqësore administrative nga vendet e SEECP si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Italia Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia, Hungari (Hungaria është pjesëmarrëse në këtë organizëm me dy institucione të saj).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky bashkëpunim ndërkombëtar i përfaqësuesve të autorizuar të Autoriteteve Rregullatorë Gjyqësore të rajonit të Ballkanit ka filluar në vitin 2006.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?