Nishani rrëzon skenarin e PS: Qeverinë e re e formon shumica parlamentare, jo partia që merr më shumë vota
Një nga skenarët që PS pretendon të marrë mandatin e tretë është ai se nëse Rilindja merr edhe pak vota më shumë se PD, kjo i jep të drejtë të formojë qeverinë.
Ish-Presidenti Bujar Nishani bën një shpjegim të neneve të Kushtetutës, duke deklaruar se të drejtën për formimin e qeverisë nuk e ka partia që del e para, por mazhoranca që formohet në Kuvend, pasi konstituohet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e reja.
Ish-presidenti Bujar Nishani, përmes një postimi në Facebook, ka shpejguar se “propozimin te Presidenti i Republikës se kush mandatohet për Kryeministër e bën mazhoranca parlamentare, pasi Parlamenti i ri është mbledhur, pasi janë verifikuar mandatet e deputetëve dhe pasi është zgjedhur Kryetari i Parlamentit.” Më tej, ish-presidenti Nishani i është përgjigjur Rilindjes se “propozimin për qeverinë e re nuk e bën partia por mazhoranca parlamentare”.
Kjo do të thotë se nuk ka rëndësi sesa vota merr PS, por cila do të jetë shumica e re që do të formohet në Parlament pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në të gjitha rastet dhe sondazhet, shumica qeverisëse në Parlament formohet nga PD, LSI dhe koalicioni i frontit opozitar.
Në vijim postimi i plotë i ish-presidentit Bujar Nishani
Banditët dhe hajdutët ordinerë që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu ngulën në trup prej sektit të rilindsave, po na tregojnë se partia që merr qoftë dhe një votë më shumë se partitë e tjera, paska të drejtën të formojë qeverinë, pavarësisht se nuk është mazhorancë në Parlament!
Hahahahahahaaaaaaaa !!!!!!
Gangsterë ordinerë, hajdutë perversë, oligarkë injorantë e të korruptuar, fundi i pisllëkut tuaj po afron me shpejtësi!
Të nderuar miq, propozimin te Presidenti i Republikës se kush mandatohet për Kryeministër e bën mazhoranca parlamentare, pasi Parlamenti i ri është mbledhur, pasi janë verifikuar mandatet e deputetëve dhe pasi është zgjedhur Kryetari i Parlamentit.
Propozimin nuk e bën partia por mazhoranca parlamentare.
Vetëm ai propozim shqyrtohet nga Presidenti i Republikës, asnjë tjetër!
Kushtetuta është e shkruar qartë e pastër, e zeza mbi të bardhë !
Kryegangsteri dhe “rraketaket” që ka mbushur duart kanë vetëm një vend depozitimi pas 25 prill! Të pariciklueshëm!