Nishani: Urime ekipit kombëtar, Basha: Fitore e së vërtetës mbi padrejtësinë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka përshendetur vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv duke u shprehur në faqen zyrtare në Faccebok: “Urime Ekipit Kombëtar. Perpara”.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv  për ndeshjen Serbi – Shqipëri, duke e konsideruar fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë.

 Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet: “Fitore e të vërtetës mbi padrejtësine. Përpara shqipe!”. Gjithashtu, kryetari i PD-së e ilustron postimin e tij me një foto të skuadrës kombëtare shqiptare.

SHKARKO APP