Nishani: Votoni Gjykatën Speciale, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i bën thirrje deputetëve të Kosovës që të votojnë paketën ligjore që krijon bazën për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë mbi krimet që dyshohet se kanë kryer ish pjesëtarë të UÇK-së.

Në një intervistë për Kohën Ditore, Nishani ka thënë se tjetër nuk ka tjetër alternativë përveç krijimit të saj..

"Për sa kohë ka një kërkesë nga komuniteti ndërkombëtar që pretendime të caktuara për raste të caktuara, për individë të caktuar, kërkojnë të hetohen dhe të gjykohen për të vërtetuar fajësinë apo pafajësinë e tyre, unë besoj që nuk ka nevojë për një dilemë dhe nuk a alternativë, përveçse për ta krijuar këtë mekanizëm dhe për t’u dhënë mundësinë të gjitha pretendimeve të ngritura për t’u hetuar dhe për t’u vërtetuar se sa ato qëndrojnë apo nuk qëndrojnë", ka thënë presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani

SHKARKO APP