Nisin aplikimet për kreditë e buta në Tiranë, kushtet që duhet të plotësoni

Ditën e sotme nisin aplikimet për kreditë e buta në bashkinë Tiranë dhe do të zgjatin deri më 17 mars. Pritet që 1000 familje në Tiranë të përfitojnë kredi të buta, ku kategoritë më të favorizuara janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom.

Aplikusi duhet të ketë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë. Përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3%, për një afat kohor maksimal nga 30 deri në 35 vjet.

Aplikuesit duhet që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.

SHKARKO APP