Nisin aplikimet për universitetet italiane, ja dokumentat dhe çfarë përfitoni

Universiteti i Tiranës ka hapur aplikimet për bursa për studentët në Programin Erasmus+ në Universitetin e Pavias, në Itali. Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi  Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre. Kohëzgjatja e bursave do të jetë 6 mujore, për Bchelor. Master dhe Doktoraturë.

 Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët)

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:

 Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:

– CV

– Foto personale

– Kopje e mjetit të identifikimit (ID/Pasaportës)

– Vërtetim studenti

– Listë notash

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze)

– Certifikatë e gjuhës së huaj

– Dokumenti Learning Agreement

 Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Master:

 – CV

– Foto personale

– Kopje e mjetit të identifikimit (ID/Pasaportës)

– Vërtetim studenti

– Diplomë e nivelit Bachelor

– Listë notash të studimeve Bachelor

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze)

– Certifikatë e gjuhës së huaj

SHKARKO APP