Nisin efektet/ Koronavirusi tkurr 70% fluturimet, operatorët turistikë: Ka panik, sezoni i paparashikueshëm

Tkurren me 60-70% fluturimet e shtetasve shqiptar drejt vendeve të botës, e kryesisht drejt Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Operatorët turistik pohojnë se koronavirusi i ri ka filluar të jap ndikim negativ të menjëhershëm në sektorin e turizmit. Operatori Besnik Vathi thotë për Report TV se vetëm në datat 7 dhe 8 mars fluturimet janë reduktuar 10-20 herë.

Sektori i turizmit është një nga sektorët më të parë që preket nga situata të tilla. Që në fillim kur u përhap në kinë u ndjen shenjat e para për të udhëtuar. Sidomos me shpërndarjen e tij në Itali frika ishte totale dhe pothuajse në nivele 60-70% kemi ulje të fluturimeve dhe nëse do të kishim një 7,8 mars ku udhëtonin me mijëra mars këtë vit kemi në situatë kur është 10 deri në 20 herë më e ulët se vitet më parë. Kjo sa i takon qytetarëve shqiptar. Turizëm të madh drejt Italisë në këtë periudhë nuk ka, por anulimet janë edhe drejt vendeve tjera si Francë, Gjermani, Izrael, Dubai apo në Korfuz”, shprehet Vathi.

Për shkak të situatës së krijuar dhe panikut që po mbizotëron çdo ditë e më shumë Vathi thotë se edhe sezoni veror është i paparashikueshëm. “Frika dhe paniku ka prekur edhe të huajit që mund të parashikonin që të udhëtonin në pranverë drejt Shqipërisë apo ndoshta edhe rezervimet për në verë. Ka pasur shumë anulime dhe frikë për të marrë vendime për fluturime. Jemi në një fazë pezullimi për marrje të vendimeve.

Është periudha kur shqiptarët udhëtonin dhe janë pezulluar direkt, dhe efekti më i madh në ketë situatë është në turizmin dërgues. Në këtë fazë që jemi është e pamundur të parashikojmë se çdo të ndodh këtë sezon veror”, theksoi operatori turistik. Ulja e udhëtimeve pritet të thellohet edhe më tej pasi ditën e sotme është marrë vendimi për të mbyllur fluturimet me 10 aeroporte të Italisë.

/Shqiptarja.com

SHKARKO APP