Nisin fluturimet direkte me Kretën. Erion Veliaj: Tirana është sot kryeqyteti i Ballkanit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte sot në aeroportin e Rinasit për nisjen e fluturimeve Tiranë-Kretë.

Veliaj deklaroi se është krenar për liberalizimin e politikave aeroportuale, ndërsa shtoi se Tirana është kthyer sot në kryeqytetin e Ballkanit duke shërbyer si urë për vendet fqinje.

Në pak javë nga vizita e kryetarëve të bashkisë sot kemi realitetin e këtij fluturimi të dytë që na lidh me fqinjët grekë dhe dy udhëtimet në Mykonos e Selanik që do na afrojnë përditë e më shumë. Sot jam krenar për liberalizimin e politikave aeroportuale. Ne njerëzit e paskemi në dorë vetë nëse duam të liberalizojmë tregun.

Tirana është sot zyrtarisht kryeqyteti i Ballkanit më i lidhur me Europën. Sot jemi me krenari jo vetëm qyteti më i lidhur por edhe baza nga fluturon shumica e Ballkanit drejt destinacioneve që fqinjët tanë nuk i kanë. Është bërë një urë edhe për fqinjët tanë në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP