Nisin fluturimet, Izraeli rihap hapësirën ajrore pas armëpushimit me Iranin

Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit, pas një nate me breshëri raketash nga Irani.

Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll për shkak të valëve të shumta të raketave iraniane disa orë para se të hynte në fuqi një armëpushim.

Hapja e saj erdhi pasi Izraeli tha se pranoi propozimin e armëpushimit pasi “arriti objektivat” e sulmeve të saj ndaj Iranit. Sipas deklaratës, Izraeli ka hequr “kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të menjëhershëm” të Iranit nga armët bërthamore dhe raketat balistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Izraeli “i ka shkaktuar dëme të rënda udhëheqjes ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane”. Ishte presidenti amerikan, Donald Trump ai që njoftoi se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?