Nisin hetimet për djegien e bunkerit, 3 prokurorë të Tiranës në vendngjarje

 

Tre prokurorë të Tiranë po kryejnë veprimet e para hetimore pas protestës së opozitës para kryeministrisë dhe tek ministria e Brendshme ku i vunë flakën bunkerit dhe u shoqërua dhe me tensione dhe dëmtim të godinave të institucioneve publike.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme saktësojnë se do të kryhen veprimet paraprake dhe më pas do të arrihet me një konkluzion. Gjithashtu po merren në pyetje dhe persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen

” 3 prokurorë të Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore paraprake për të dalë më pas në konkluzione. Po merren në pyetje personat që kanë dijeni .Pas veprimeve paraprake do të dilet me një konkluzion”

SHKARKO APP