Nisin përgatitjet për protestën, Basha urdhër të prerë: Derë më derë për të bindur qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar deputetët, kryetarët e degëve dhe të gjithë të deleguarit, të organizojnë strukturat për protestën e madhe që do të organizohet me 16 Shkurt në kryeqytet.

Në udhëzimin e firmosur nga kreu i PD-së, kërkohet që mes datave 2 dhe 12 shkurt të organizohen protesta lokale në rrethe, duke shkruar më derë të qytetarët.

Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve në protestën e madhe në Tiranëm, apo në protestat lokale“, thuhet në udhëzim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu në udhëzim thuhet se duhet të përcillet mesazhi tek qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftime me sms apo telefonata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?