Nisin problemet e para në Primaret e PD në Lezhë, shkak listat e anëtarësisë
Kanë nisur problemet e para të procesit të Primareve të Sali Berishës, për kandidatët e 14 majit 2023.
Në Lezhë ka probleme,kjo për shkak të problemeve me listat e anëtarësisë. Komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”.
Në garë për primaret e Bashkisë Lezhë janë Maks Kola, Salvador Kaçaj, Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj.
PD zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.