Nisin provokimet/ Policia u bllokon bazën materiale për protestën të rinjve demokratë
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 15:30
Policia e Shtetit, e vënë në alarm nga përdorimi i mjeteve piroteknike në protestat e mëparshme të opozitës, ka rritur vigjilencën këtë të shtunë duke kryer kontrolle të imtësishme.
Por kontrollet nuk po kursejnë as bazën materiale që opozitës i duhet për protestë.
Në Tiranë, efektivët e policisë bllokuan kamionçinën e të rinjve të Forumit Demokrat që po transportonte pankartat, tullumbacet, flamuj e vuvuzela.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

