Nisin punimet për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër, po ndërtohet muri rrethues
Punimet për ndërtimin e kampit në Gjadër kanë nisur këtë të premte, pas marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
Punimet janë në fazën e parë, ku po punohet fillimisht me shtrimin e rrugës nga Kakarriqi drejt Gjadrit. Po ashtu po punohet dhe brenda kampit ku do të stresohen dhe refugjatët.
Zbarkimi i tyre do të bëhet fillimisht në portin e Shëngjinit ku do të krijohet një qendër pritëse për ta dhe më pas do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen.
Po ashtu po ndërtohet dhe një mur rrethues disa metra i lartë dhe këto punime pritet të përfundojnë para majit kur është dhe koha që pritet të vine refugjatet, ndërkaq në Shëngjin ende nuk ka nisur punimet për qendrën pritëse ku në bazë të informacioneve pritet të nisë gjatë këtyre ditëve.
Intensiteti i punës është i lartë për të bërë të mundur përfundimin e vende akomoduese apo dhe qendrës shëndetësore, furnizimi me uji apo dhe energji elektrike.