NISIN PUNIMET PËR NDËRTIMIN E TAP NË SHQIPËRI.

 

Edi Rama :Sot në Çorovodë për çeljen e punimeve të fazës së parë të një prej investimeve më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar që lidhet me ndërtimin e gjithë rrjetit të infrastrukturës lidhëse të TAP që për Shqipërinë nuk do të thotë vetëm furnizim me energji, por, mbi të gjitha, një vendosje e konsoliduar e Shqipërisë në një pozicion shumë të rëndësishëm përsa i takon sigurisë energjetike jo vetëm të vendit, por edhe më gjerë. Kjo fazë e parë përfshin ndërtimin e 100 km rrugë, ndërtimin e 2 urave të reja dhe rehabilitimin e 50 urave ekzistuese në qarqet Fier, Berat dhe Korçë. Vlera e konsiderueshme e këtij investimi krijon në mënyrë të drejtpërdrejtë më shumë se 500 vende të reja pune, ndërkohë që mijëra vende të tjera pune do të jenë rezultat i marrëdhënieve indirekte me këtë projekt, me një impakt shumë të rëndësishëm edhe në funksion të komuniteteve dhe në funksion të përmirësimit të rrjetit të komunikimit për gjithë prodhuesit në bujqësi.

SHKARKO APP