Nisin rekrutimet në Forcat e Armatosura, ja kriteret

 

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur nisjen e rekrutimeve për ushtarakë të rinj në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministria bënte të ditue se në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA.

Ushtritë e vendeve të NATO i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre.

Ministria theksonte se kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë, janë si më poshtë vijon:

  1. a) Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– Të jetë shtetas shqiptar.

– Të ketë figurë të pastër morale.

– Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.

– Të mos jetë në ndjekje penale.

– Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.

– Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata

– Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtari/detari aktiv, nuk duhet të ketë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.

– Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.

– Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse.

– Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual, dhe psikologjik.

– Duke filluar nga viti 2015, të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.

– Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat.

SHKARKO APP