Nisin reshjet e dëborës, bllokohen disa zona

Ulja e temperaturave ka sjellë problemet e para për shkak edhe reshjeve të borës. Situata më problematike shfaqet në qarkun e Dibrës. Mësohet se në njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.

Trashësia e borës në këto njësi administrative ka arritur deri në 35 cm. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi, e bllokuar është dhe ura e Sheranecit.

Probleme janë shfaqur dhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të qarkut Dibër. Nga fotoja e mëposhtme, duket se qyteti ”është zgjuar” këtë mëngjes i mbuluar nga dëbora, si dhe me prani të madhe ngricash në rrugë, duke u kthyer në problem për qarkullimin e mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?