Nisja dhe zhvillimi i vitit të ri akademik: Në nëntor dhe…

Ndryshe nga viti shkollor që nis më 14 shtator, viti i ri akademik pritet të nisë në nëntor, sipas udhëzimeve që kërkon normaliteti i ri. I ftuar në News24, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha dha një tablo të përgjithshme se si do të jetë ky vit akademik, nisur nga rregullat e reja.

”Po përgatitemi në përputhje me situatën që është sot. Nëse situata ndryshon do të ketë ndryshime edhe në mënyrën e mësimdhënies. Do ketë kordinim të mësimit në salla dhe atij online, por do të na e tregojë ecuria e pandemisë. Gjithashtu secila nga format që do të zhvillohet, për ne duhet të garantojë që të ketë sa më pak përhapje të virusit. Ne kemi mësim edhe paradite edhe pasdite. Ajo që do të kërkohet është shkurtimi i orëve të mësimit, sidomos të leksioneve. Të kërkohet përfshirja e më shumë pedagogëve në procesin mësimor, do përdorim të gjitha sallat që kemi”.

Deri më tani universitetet kanë marrë një protokoll të ri të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë, por nëse gjërat ndryshojnë do t’i përshtaten një tjetër udhëzimi. Ndryshe nga vitet e tjera kur tetori përkon me rikthimin e studentëve në auditore, ky muaj këtë vit është rezervuar për dhënien e provimeve të vitit të shkuar.

SHKARKO APP