Nisja e bombardimeve në Serbi, Çipa: Bota u bind nga imazhet e Kukësit
Analisti Aleksandër Çipa, duke folur për fjalimin e 24 marsit 1999, ditën kur ish-Presidenti Bill Klinton njoftoi nisjen e bombardimeve mbi Serbi, deklaroi se punën më bindëse në atë kohë e bëri media ndërkombëtare, që përcolli kalvarin e gjatë të refugjimit të popullsisë civile, me pamjet e përcjella për mbarë botën nga Kukësi.
“Punën më bindëse për opinionin publik ndërkombëtar e bënë mediat ndërkombëtare, sepse përcollën menjëherë kalvarin e gjatë të refugjimit të popullsisë civile.
Imazhet e përcjella nga qyteti i Kukësit nga disa nga mediat më prestigjioze bënë të mundur që të bindej bota dhe në debatet që u bënë në Kongresin dhe Senatin Amerikan, jo vetëm që u vlerësua vendimi i Presidentit Klinton, por u dakordësua që ky proces të përshpejtohej”,-tha Çipa.