Nisja e vitit akademik, mesazhi i deputetes Duka

Sot 22 mijë studentë të rinj, do të ulen për herë të parë në auditoret e Universiteteve. Deputetja e PD-së, Valentina Dula, përmes një postimi në facebook, ka uruar studentët për nisjen e vitit të ri akademik.

”Me këtë rast, dëshiroj t’u shpreh urime të përzemërta të gjithë studenteve e pedagogëve shqiptare për një vit akademik të mbarë e të suksesshëm, plot me arritje e rezultate të larta në të gjitha komponentët e procesit mësimor dhe kërkimor”,-shkruan Duka.

Në mesazhin e saj, Duka thekson urimin e veçantë për studentët dhe stafin akademik të Universitetit ”Fan Noli” në Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot është dita e parë e fillimit të mësimit në të gjitha shkollat e larta të vendit tonë. Me kete rast, dëshiroj t’u shpreh urime të përzemërta të gjithë studenteve e pedagogëve shqiptare për një vit akademik të mbarë e të suksesshëm, plot me arritje e rezultate të larta në të gjitha komponentët e procesit mësimor dhe kërkimor. Një urim i veçante shkon për studentët dhe stafin akademik të Universitetit “Fan Noli” të Korçës, duke u dëshiruar të gjithëve arritje e suksese te reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?