Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Pushimet mbaruan, mbarë dhe shëndet për të gjithë
Aktualitet E Diel, 13 Shtator 2020 21:49
Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim për të gjithë nxënësit që nesër nisin ditën e parë të shkollës.
Teksa ka shpërndarë mesazhin informues të ministres së Arsimit Besa Shahini, Rama kujton se tashmë pushimet mbaruan, ndërsa uron një vit të mbarë dhe me shëndet për të gjithë.
“Pushimet mbaruan nesër nis shkolla, qoftë një vit i mbarë e me shëndet për të gjithë”, shkruan Rama.