Nisma pro autizmit, merr pjesë dhe kryebashkiaku Veliaj

Dhjetra qytetarë janë bërë pjesë e nismë “Run4autism” në Tiranë për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar, të prekur nga forma të ndryshme të autizmit.

Ata kanë nisur vrapin në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të vazhdojnë drejt Sheshit “Skënderbej” e Bulevardi “Zogu I”, duke përfunduar te ish-Stacioni i Trenit, e më pas do të rikthehen sërish për të përfunduar te Parku i Liqenit Artificial.

Gjatë kësaj kohe, do të lejohet qarkullimi për automjetet përgjatë Bulevardit “Zhan’Dark” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, në pjesën që kryqëzohen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

SHKARKO APP