Niveli i dobët i nxënësve, Artan Fuga: Rinia nuk po orientohet nga arsimi, por nga emigrimi

Niveli i dobët i nxënësve në testimin ndërkombëtar “Pisa 2022” është kambanë alarmi për qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit. Akademiku Artan Fuga, thotë se këto rezultate ishin të pritshme pasi të gjithë treguesit dhe studimet në flasin për mungesë vëmendje ndaj arsimit. Për fat të keq të rinjtë, sipas Fugës nuk po motivohen drejt shkollës, por drejt emigrimit.

Rezultatet e “PISA 2022”e renditën Shqipërinë thuajse të fundit mes 81 vendeve pjesëmarrëse në testim. Në krahasim me provimin ndërkombëtar të 2018, vendi ynë ra 69 vende në Matematikë, 47 në lexim e po kaq edhe në pyetjet dedikuar shkencës.

Provimi ndërkombëtar i Pisa-s zhvillohet një herë në tre vjet. Për shkak të pandemisë e cila dha efekte negative tek të gjitha vendet, ky testim u zhvillua në vitin 2022. Nga Shqipëria u zgjodhën në mënyrë të rastësishme afro 6500 nxënës 15 vjecarë nga 274 shkolla.

SHKARKO APP