Njё skaner pёr tregun radiofonik nё Shqipёri

Instituti Shqiptar i Medias nё Tiranё ka publikuar sё fundmi “Radio, simbioza me internetin” me autor dr. Arben Muka, njё studim mbi dinamikёn e transmetimeve audio nё Shqipёri, si dhe trendet nё kohёn digjitale.

Monografia ёshtё njё pёrpjekje pёr tё depёrtuar sa mё thellё nё funksionalitetin e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, nё evidentimin dhe analizimin e aspekteve mё tё rёndёsishme tё kёsaj pjese tё tregut mediatik, elementёve pёrbёrёs qё ndikojnё drejtёpёrdrejtё dhe jo drejtёpёrdrejtё si, teknika e teknologjia e aplikuar, potencialet e transmetimit dhe nivelet e pёrhapjes sё sinjalit, burimet njerёzore tё angazhuara, tipologjia e pёrmbajtjeve pёr konsum nga ndjekёsit nё efir ose online, qёmtimi i kuadrit legjilaslativ, roli dhe ndikimi i autoritetit rregullator, aktiviteti ekonomik dhe financiar, menaxhimi i hapёsirёs virtuale nga operatorёt, pozicioni i sektorit publik tё transmetimeve, sfidat e kalimit tё transmetimeve nga analogu nё digjital etj.

Aktualisht nё Shqipёri emetojnё 77 stacione radiofonike, ose 1 radio pёr rreth 37 mijё banorё, kuotё densiteti mesatar qё ёshtё mё e ulёt se ajo e shteteve tё hapёsirёs sё ish-Jugosllavisё, si Mali i Zi, Serbia, Kosova, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia, por ёshtё mё mirё se treguesi aktual nё Rumani. Nё monografinё e autorit Arben Muka dalin nё pah dhe dy kapёrcimet mё thelbёsore nё tregun radiofonik shqiptar, sё pari, ai nё fund tё vitit 1994, dy dekada mё parё, kur dёgjuesit, krahas stacioneve tradicionale shtetёrore si Radio Tirana, apo filjalet e saj nё Korçё, Gjirokastёr, Shkodёr dhe Kukёs, nisёn tё ndjekin dhe transmetime nga frekuenca tё reja private dhe sё dyti, fundi i vitit 2006 dhe fillimi i 2007-s, kur operatorёt radiofonikё shqiptarё filluan tё kthejnё vёmendjen nga oferta online. Tё dy kёto momente decizive kanё dhёnё impakt tё padiskutueshёm nё tregun e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri.

Sipas autorit tё “Radio, simbioza me internetin”, nga njera anё, radiot private komerciale ose jo komerciale ishin nё rolin e gjeneratorit tё pёrmirёsimeve teknike dhe teknologjike nё studio dhe jashtё saj, duke nxitur konkurrencёn brenda tyre, por dhe mes sektorit publik dhe privat. Nga ana tjetёr nёn ndikimin e digjitalizimit dhe internetit ka ndryshuar jo vetёm performanca e redaksive, por dhe sjellja e publikut nё njё stad tё lartё interaktiviteti gjatё realizimit dhe ndjekjes sё programeve.

Sa vjen dhe bёhet mё e qartё se produkti radiofonik nuk është më atribut vetëm i ekipeve gazetareske, por përmes rrjeteve sociale dhe aplikimeve të mediave të reja, cilido mund të ndërtojë dhe shpërndajë programe, madje të ketë audiostacionin e tij në blogosferë, bazuar në podcasting.

Botues i monografisё me 320 faqe ёshtё Instituti Shqiptar i Medias nё Tiranё, kurse redaktor shkencor ёshtё prof. dr Hamit Boriçi.

SHKARKO APP