Një 22 vjeçar i dënuar në prag të vdekjes, familjarët: Të vdesë në shtëpi, jo në burg!

Një familje nga Fieri  i bën apel shtetit që t’i japë leje për të ardhur në shtëpi djalit të tyre, Artur Meçe.

Ky i fundit po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fier. Sipas familjareve 22 vjeçari është prekur nga një sëmundje e rënde kanceroze, në mushkëri dhe zemër.

Sëmundja i është komunikuar nga mjeku, ku pas vizitave konfirmoi se të riut i kanë mbetur edhe pak ditë jetë.

Artur Meçe është dënuar me 5 vjet burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Familjarët tashmë kërkojnë që djali i tyre t’i kalojë ditët e fundit në shtëpi dhe jo në burg.

Por, ka pasur shumë raste kur vrasësit ia hedhin burgut apo dalin në një kohe fare të shkurtër. Madje ka ndodhur që pasi kanë fituar lirinë e pamerituar, kanë kryer krime të tjera.

Artur Meçe nuk ka kryer asnjë krim, përveç armëmbajtjes pa leje.

Në Shqipëri vështirë të besohet se shumë të tjerë që janë kapur apo nuk janë kapur ende, për armëmbajtje pa leje, mund të vuajnë dënimin me 5 vjet burg.  

SHKARKO APP