Një 23-vjeçar është vënë në pranga, mori peng të dashurën 17-vjeçare dhe e dhunoi

Një 23-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka marrë peng për disa orë të dashurën e tij dhe e ka dhunuar. ‘‘Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B.Ll, 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës‘‘.

Njoftimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se një shtetas i kishte hequr lirinë për disa orë, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?