Një 34-vjeçar rreh babain, arrestohet në flagrancë

Është arrestuar në kushtet e folagrancës një 34-vjeçar nga fshati Krutje, në Lushnje dhe sipas Policisë, ushtronte dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale A.R, 34 vjeç, banues në Krutje, Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit, E.R, 59 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?