Një 4-vjeçare bie nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Lezhës. Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, e mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një aksident, por nuk përjashtohet asnjë pistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 19:45, në lagjen ‘Skënderbeg’, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje,” – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe ankth në komunitetin lokal, ndërsa prindërit dhe të afërmit e vajzës ndodhen pranë saj në Tiranë. Më shumë detaje priten në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?