Një anije e madhe po lundron gjysëm e përmbysur!

Një anije mallrash gjysmë e përmbysur, e cila po lundron në brigjet e Atlantikut, mund të përplaset në brigjet jug-perëndimore të Francës, në rast se përpjekjet për t’a kthyer sërish drejt do të dështojnë.

Sipas llogaritjeve të bëra nga ekspertët një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë mbrëmjes së ditës së martë. Erërat e forta dhe dallgët e fuqishme mësohet të kenë shkaktuar animin e mallrave të cilat po transportoheshin, duke krijuar një situatë të tillë.

Pas alarmit të dhënë, autoritetet franceze dhe holandeze kanë mundur të shpëtojnë nëpërmjet helikopterëve 22 antarët e ekuipazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi i ekspertëve i cili tentoi që t’a kthente mjetin lundrues në normalitet, tha se një gjë e tillë ishte e pamundur për shkak të erërave të forta. Ata komunikuan gjithashtu se do të ketë një përpjekje të dytë në orët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anija në bordin e saj ka afro 3600 ton lëndë drusore, makineri të industrisë së ndërtimit, si dhe 300 ton lëndë djegse. Një gjë e tillë ka shqetësuar edhe ambientalistët, pasi në rast se mjeti lundrues do të përplaset në brigjet e Francës, pasojat mund të rezultojnë fatale për ekosistemin.

_88024698_dc61a89d-db70-4767-9cc9-b9bf46bfbbf720160131T152218Z_1_LYNXNPEC0U0GB_RTROPTP_3_FRANCEFREIGHTER

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?