Një asteroid rrezikon cunami në Angli, mijëra njerëz mund të vdesin (Foto)

 

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se Britania është në “rrezik të madh” nga një asteroid cunami, i cili mund të vrasë mijëra njerëz që jetojnë në afërsi të bregdetit.

Hulumtuesit në Universitetin e Southampton, kanë zhvilluar një softuer që mund të parashikojë se ku do të bie asteroidi, transmeton lajmi.net

Por edhe pse shkencëtarët kanë konstatuar se Britania nuk ka gjasa të goditet drejtpërdrejt nga asteroidi, vendi rrezikohet nga një valë vdekjeprurëse e shkaktuar nga ndikimi i asteroidit në Oqeanin Atlantik apo në Detin e Veriut.

Ky njoftim përkon me Ditën Botërore të Asteroidit, ngjarje kjo e organizuar nga kitaristi i rok bendit legjendar The Queen, dhe astrofizikani Brian May, që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjes në lidhje me rëndësinë e monitorimit të shkëmbinjve hapësinor.Ekspertët aktualisht janë në dijeni për 500 asteroid që gjenden në sistemin diellor, me një potencial të madh për të sulmuar Tokën. Derisa totali prej 13.000 asteroideve janë zbuluar dhe regjistruar nga njerëzimi, thuhet se ekzistojnë edhe miliona tjerë në sistemin diellor

SHKARKO APP