Një dashuri e fshehtë brenda familjes mbretërore në Angli

 

Dashuritë dhe tradhtitë janë të njohura edhe te familjet mbretërore.

Princ Harry dhe Pippa Middleton kanë shijuar fshehurazi një romancë tre mujore, thuhet në revistën prestigjioze OK.

“Mbretërori” 31-vjeçar dhe motra 32-vjeçare e Kate Middleton thuhet se kanë filluar flirtin në dasmën mbretërore në vitin 2011, me pretendimin se Kate i ka kapur ata teksa putheshin me më shumë se puthje në tualet. Teoria se si Kate i ka kapur ata, është se ajo ka shkuar për të kontrolluar grimin se a e ka mirë dhe është futur në tualet shpejt, ku edhe i ka gjetur ata. Kjo sipas burimeve që citon OK e ka bërë të ndihet shumë keq Katen dhe i ka sjellë tension, transmeton Koha.net.

Ndeja pas dasmës ka zgjatur më shumë për Pippan. Nga OK pretendohet se ajo ka qëndruar deri në orën tre pas mesnate. Më pas një nga truprojat e Harryt e ka dërguar atë në shtëpi me nja nga veturat mbretërore. Dyshimet i kanë shtuar edhe ndarjet e të dyve nga të dashurit e tyre në të njëjtën kohë. Ndarja e tyre ka ardhur si rezultat i ndërhyrjeve të familjes mbretërore për t’i ndarë.

Kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga familja Mbretërore.

SHKARKO APP