Një “Dedë” mes protestuesve, hipën në shtyllë dhe shkul megafonin
Një protestues ka hipur në një nga shtyllat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ka shkulur fijet elektrike të altoparlantit të policisë.
Një skenë që të kujton “Dedën” e filmit “Rrugë të bardha”. Nga altoparlanti vinte zëri i policisë që bënte thirrje për të ruajtur qetësinë dhe të ndërpritej dhuna.
Ndërkohë që situata para Kryeministrisë duket më e qetë. Policia ka vendosur sërish kordonin para Kryeministrisë duke forcuar radhët. Protesta vijon më e qetë pas tentativës së parë për të hyrë në Kryeministri.

KOHA JONË SONDAZH

