Një ditë më parë deklaroi prekjen nga Covid-19, Artan Lame humb babanë: Menduam që do ja dilte
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka humbur babanë. “Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë”,-shkruan Lame në facebook. Një ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një lajm se kreu i Kadastrës është infektuar me Covid-19, ndërkohë që nuk dihet se nga cila sëmundje e ka humbur jetën babai i tij sot.
Postimi i plotë
“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën.