Një ditë më parë nuk kishte asnjë rast, rritet në mënyrë drastike numri i të prekurve me Covid-19 në Durrës
Aktualitet E Shtunë, 1 Gusht 2020 09:50
15 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Durrës.
Një ditë më parë Ministria njoftonte se në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.