Një ditë para mbledhjes së qeverisë, Berati shpërthen në protesta/ Bllokohet rruga Berat-Skrapar
Kryeministri Rama nuk e mblodhi këtë të mërkurë kabinetin e tij, pasi mësohet se qeveria do të mblidhet të premten dhe të shtunën në qarkun e Beratit, në kuadër të nismës së kryeministrit për t’u zhvendosur me qeverinë të paktën një herë në muaj në një qark të vendit.
Protesta
Por një ditë para mbledhjes së Kabinetit, punonjësit e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorative kanë protestuar sot duke bllokuar edhe rrugën Skrapar-Berat.
Drejtuesit e firmës në bashkëpunim edhe me punonjësit e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ në Skrapar nuk po lejojnë asnjë mjet drejt kësaj zone.
Bllokimi i mjeteve është bërë në dalje të qytetit të Beratot, në lagjen e quajtur “Uznovë e Madhe”. Protestuesit e konsiderojnë të padrejtë vendimin e Ministrisë së Mjedisit për pezullimin e punës në Malin e Tomorrit.

Mbledhja e Qeverisë
Gjatë qëndrimit dyditor, qeveria do të inspektojë nga afër disa investime në infrastrukturë në këtë qark, dhe pas vendimeve të qeverisë do të ketë një komunikim me median.
Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të koncesioneve mbi kanionet e Osumit.
Ditën e shtunë, do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve të rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit.
KOHA JONË SONDAZH

