Një ditë pas mbledhjes së Komitetit, Bino: Situata një këmbanë alarmi, javën tjetër ka masa të reja

Të enjten Komiteti Teknik i Ekspertëve, mori vendimin për të mos i ndryshuar masat, që janë mbyllja që në orën 20:00, dhe vijimi i mësimit online. Por shtrimet në spitalet Covid, intubimet dhe rastet e vdekjeve janë një këmbanë alarmi për cilindo ng ne, kjo për të zbatuar masat kundër Covid-19.

Këtë mesazh dha shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino nga Kukësi ku mesditën e kësaj të premte nisi vaksinimi për personelin mjekësor të Kukësit dhe gjithë qarkut. Sipas Binos, të dhënat e kësaj jave sa i takon shkallës së infektimeve do të diktojnë masat që do të rivlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve të hënën e ardhshme.

”Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata dhe do të merren masan përkatëse sipas evoluimit të pandemisë. Me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të ulen shpesh në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit. Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese”, tha Bino.

SHKARKO APP